75 Mall Live Search
11:08 / E Diele, 15 Janar 2023 / MSH

Hovenier për Reçakun: Askush të mos harrojë a mohojë atë që ndodhi këtu

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka përsëritur fjalimin e vitit të kaluar.

Ambasada amerikane ka shpërndarë një pjesë të tij, ku thuhet se askush nuk duhet ta harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak.

“Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur këtu. Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerash, ShBA, së bashku me aleatët e NATO-s, vepruan për të mbrojtur civilët e pambrojtur në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Këto synime pasqyrojnë vlerat e thella amerikane dhe perëndimore. Ne besojmë se të gjithë njerëzit, pa dallim etnie apo feje, e meritojnë të jetuarit në liri dhe siguri”, ishte shprehur Hovenier vitin e kaluar.

“Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerave 24 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët tanë, NATO-n, vepruan për të mbrojtur civilët e pambrojtur në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Këto synime pasqyrojnë vlerat e thella amerikane dhe perëndimore” ka shkruar Ambasada.