75 Mall Live Search
11:36 / E Hënë, 30 Dhjetor 2024 / L K

Hovenier prezanton zëvëndësshefen e re të Ambasadës së SHBA-së, në Kosovë

Ambasadori i deritashëm i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është larguar nga Kosova.

Anu Prattipati ka marrë detyrën e të së ngarkuarës me punët në Ambasadën amerikane, në Kosovë.

“Kënaqësi ta mirëpres Anu Prattipatin në Kosovë si zëvendësshefe e re e misionit në Ambasadën e SHBA-së. Mezi presim të punojmë së bashku për t’i avancuar marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-së”, shkroi ambasadori amerikan në X.