12:18 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / AR

Hovenier: Rakiqit ia kujtova qëndrimet e Amerikës për reciprocitetin

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier është takuar me ministrin dhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Kjo vizitë vjen pas zhvillimeve të ditëve më parë në veri të Kosovës, derisa te barrikadat është parë edhe vetë Rakiq.

Pas takimit, ambasadori është deklaruar për media ku tha se folën për ngjarjet që ndodhen para disa ditëve, teksa Rakiqit ia rikujtoi pozicionimet e SHBA-së rreth reciprocitetit për targa dhe dokumente nga ana e Kosovës.

“I rikujtova atij disa nga pozicionimet e SHBA-së në këto çështje, përfshirë edhe për masat e reciprocitetit që i ka marrë Qeveria e Kosovës. Nga perspektiva jonë ato konsistojnë me Marrëveshjen e Brukselit.

U pajtuam për rëndësinë që ka një takim mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti në Burksel, këtë muaj dhe nevojën për të gjetur disa mënyra që të deskalojnë disa nga këto çështje”./Indeksonline/