75 Mall Live Search
12:07 / E Mërkurë, 21 Gusht 2024 / k.v

Hovenier: Sfidat me Qeverinë Kurti po e ndikojnë marrëdhënien e Kosovës me SHBA-në

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ta ndihmojë popullin e Kosovës, pavarësisht veprimeve “sfiduese” të qeverisë së saj, të cilat ka thënë se po e ndikojnë partneritetin e vendit me SHBA-në.

Ai ka kërkuar që qeveria t’i rikthehet dialogut konstruktiv me partnerët SHBA-në.

Këto deklarata, ambasadori i ka bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh ndërmjet Kosovës dhe USAID-it.

“Jemi duke u përballur me sfida me qverinë Kurti dhe këto sfida e kanë ndikuar kualitetin e marrëdhënieve tona”, ka thënë ai.