75 Mall Live Search
22:24 / E Shtunë, 15 Tetor 2022 / MSH

Hovenier: Shpresojmë të zgjatet afati për targat, por vendimi është i Qeverisë së Kosovës

Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kërkesa e Kosovës për kthim të gjitha automjeteve në qarkullim në targat “RKS”, është e arsyeshme.

Megjithatë ai shpreson që Qeveria e Kosovës do ta zgjasë afatin përtej 31 tetorit.

“Është shumë e qartë se deri tash nuk ka pasur shumë kërkesa për t’i kthyer automjetet. ShBA beson se vendimi i qeverisë së Kosovës për t’ua mundësuar njerëzve që të lëvizin me automjete të regjistruara dhe targa të licencuara nuk është e paarsyeshme dhe është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Hovenier për RadioKim.

“Sidoqoftë nga fillimi kemi shprehur shqetësimin dhe vazhdojmë ta kemi atë për afatin kohor të zbatimit. Porosia ime për Qeverinë e Kosovës ishte që besojmë se duhet më tepër kohë. Nuk jemi entiziuastë për afatin e shkurtër, sepse është vendim i vështirë për njerëzit dhe ngarkues. Shpresojmë që afati të zgjatet”, ka theksuar ai.

Hovenier ka vazhduar të thotë se mund të mos ndodhë ashtu siç kërkojnë ata.

“Është vendim i Qeverisë së Kosovës”.