75 Mall Live Search
19:42 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / AR

Hovenier takohet me Bislimin, ambasada amerikane zbulon se çfarë biseduan

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier është takuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

Ambasada amerikane njofton se ata patën diskutim produktiv lidhur me përkushtimin e SHBA-së për integrimin euroatlantik të Kosovës, raporton Indeksonline.

Tutje, ambasada përmes një njoftimi në Facebook sqaron se, SHBA dëshiron që Kosova të ketë marrëdhënie të normalizuara, të përqendruara në njohjen reciproke përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja./Indeksonline/