16:50 / E Premte, 10 Maj 2024 / MSH

Hovenier takohet me kreun e shoqatës “Vatra”

Kryetari i shoqatës shqiptare në SHBA, “Vatra”, është takuar sot me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane.

Hovenier dhe Elmi Berisha biseduan për diasporën në SHBA, raporton Indeksonline.

May be an image of 2 people and text

“Gjithmonë kam kënaqësi të takohem me mikun tim, Presidentin e VATRA-s, Elmi Berisha. Komuniteti i diasporës në Shtetet e Bashkuara është një partner thelbësor dhe i mirëpritur në përpjekjet tona për të mbështetur Kosovën si një shtet sovran, multietnik dhe demokratik që është plotësisht i integruar në Evropë” tha Hovenier.

Mund të jetë një imazh i 2 personave