Hovenier takohet me shtetasit e ShBA-së që jetojnë në Kosovë

Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ka njoftuar se ambasadori amerikan Hovenier bashkë me ekipin konsullor të Ambasadës në Prishtinë, janë takuar me shtetas të ShBA-së që jetojnë në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e ShBA-së në Kosovë në platformën “X”.
“Javën e kaluar, ambasadori Hovenier dhe ekipi konsullor i Ambasadës në Prishtinë u takuan me shtetas të ShBA-ve që banojnë në Kosovë. Ekipi ishte i interesuar të dëgjonte për të gjitha përvojat tuaja dhe ndau më shumë informacion se si funksionon Ambasada për të mbrojtur interesat e qytetarëve amerikanë jashtë vendit. Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen”, thuhet në njoftim.
Last week, Ambassador Hovenier and the Embassy Pristina Consular team met with U.S. Citizens residing in Kosovo. The team was interested in hearing about all of your experiences, and shared more information on how the Embassy works to protect the interests of U.S. citizens… pic.twitter.com/1kMQFiPa5V
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) October 1, 2023