75 Mall Live Search
18:04 / E Martë, 10 Tetor 2023 / k.v

Hovenier takohet me studentë të antropologjisë në UP: Mësova më shumë për trashëgiminë kulturore të Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Honvenier sot ka takuar studentët e Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Ai ka thënë se me studentët ka diskutuar për historinë e pasur multikulturore të rajonit.

“Pata kënaqësinë të takohem sot me fakultetin dhe studentët e Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe të diskutojmë për historinë e pasur, multikulturore të rajonit. U kënaqa duke ndarë disa nga përvojat e mia në fushat e antropologjisë dhe arkeologjisë dhe më pëlqeu të mësoja më shumë rreth trashëgimisë së larmishme kulturore të Kosovës me këta studentë.”