Hovenier takon udhëheqësit e odave ekonomike të Kosovës e Serbisë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/03/hovenierrr.jpg)
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier është takuar me udhëheqësit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë.
Në fotografinë e shpërndarë me Lulzim Rafunën dhe Marko Cadez, Hovenier ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do ta rrisë stabilitetin rajonal.
“Bisedë e mirë me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Serbisë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve të biznesit kosovar dhe serb në Kosovë dhe Serbi. Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do të rrisë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, ka shkruar Hovenier.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/03/twitt.jpg)