75 Mall Live Search
08:46 / E Enjte, 12 Janar 2023 / AR

Hovenier thotë se partneriteti SHBA – Kosovë është i fortë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se partneriteti i SHBA-së me Kosovën është mjaft i fortë.

Kështu u shpreh ai pasi në Kosovë ishte një delegacion i lartë i SHBA-së i drejtuar nga këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

“I lumtur të presë në Kosovë dje, këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Këtu, këshilltari Chollet është angazhuar me një gamë të gjerë të liderëve, qeveritarëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, dhe gazetarëve”, ka shkruar Hovenier.