75 Mall Live Search
11:00 / E Martë, 22 Tetor 2024 / S Z

Hovenier thotë se patën biseda të rëndësishme në takimet me krerët e qeverisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka vlerësuar të rëndësishme bisedat që kanë zhvilluar me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, bashkë me ndihmëssekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien.

Hovenier në një postim në X ka thënë kanë diskutuar për partneritetin mes dy vendeve dhe që të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë te kenë siguri dhe kushte të mira.

“Patëm biseda të rëndësishme me liderët e qeverisë për partneritetin me ne për të rritur paqen dhe prosperitetin, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie dhe për ta avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike si një shtet modern dhe evropian”, ka shkruar Hovenier.