75 Mall Live Search
12:57 / E Premte, 05 Korrik 2024 / S Z

Hovenier: Unik, pasioni i kosovarëve për të festuar Pavarësinë e SHBA-së

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka shprehur mirënjohjen e tij për gatishmërinë e kosovarëve në shënim të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në një postim në X, duke shpërndarë dhjetëra fotografi nga manifestimi, Hovenieri ka thënë se ndihet i gëzuar për pjesëmarrjen e madhe ne festimin e djeshëm në Prishtinë

“Pasioni i kosovarëve për t’u bashkuar me ne në festimin e Ditës së Pavarësisë Amerikane është unik, dhe për këtë jam thellësisht i nderuar. Gëzuar 4 Korriku për të gjithë”, ka shkruar ai.