75 Mall Live Search
12:01 / E Shtunë, 08 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Hovenier uron Ditën e Romëve: Mbetet punë për qasjen në edukim dhe punësim

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke uruar për Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ka thënë se kremtohet trashëgimia e pasur e komunitetit rom megjithëse dihen sfidat dhe diskriminimi me të cilin ata përballen.

“Mbetet më shumë punë për t’u bërë që romëve të Kosovës t’u mundësohet qasje e barabartë në edukim, punësim dhe shërbime qeveritare”, ka shkruar Hovenier.