17:38 / E Martë, 16 Tetor 2018

Hoxha akuzon dhëndrin e Naim Tërnavës se shfrytëzoi seksualisht nxënëset e Medresesë

Teologu Emin Behrami i cili ishte larguar në vitin 2010 nga Bashkësia Islame e Kosovës që udhëhiqej nga Naim Tërnava, ka folur për një skandal seksual që e kishte përfshirë Medresënë ‘Alaudin’.

Behrami ka thënë se fillimisht kishte qenë myftiu Naim Tërnava kishte akuzuar të gjithë profesorët për sjellje të pa hijshme ndaj nxënësve të kësaj medreseje.

Por ai thotë se duke qenë i sigurt se ishte i pastër në këtë aspekt, kishte vendosur që kësaj pune t’i shkonte deri në fund.

Me disa dokumente mbi 60 faqe prova, ai ka thënë se në këtë skandal janë të përfshirë dhëdrri i myftiut Naim Tërnava, Bahri Simnica, dhe Shemsi Rrahimi i cili ishte edhe kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame.

“Mbi 60 faqe prova te pa kontestuara, në Shemsi Rrahimi dhe kryetar në Këshillin e Bashkësisë.Bahri Simnicia ish drejtor i Medreses, gati sa nuk e lanë mend Myftiun Ternava. Dekalrata nga vetë nxënsit, se në cfarë mënyrë të pistë i kanë shfrytëzuar përsonat në fjalë. Ato janë të turpshme që kryehshin brenda medresesë. Dhe Myftiu dëshirontë që kjo akuzë të mbetej e përgjithësuar, por unë i shkova deri në fund”, ka thënë Behrami në T7.

Ai ndër të tjera ka shpjeguar edhe për mënyrën se si ishte larguar nga BIK-u.

“Unë kisha përgatitjen e mjaftueshme profesionale, që të mos i nënshtrohem asnjë llojë presioni që do ta dëmtonte interesin e nxënësit e të BIK-ut. Jam nënshtruar llojeve të ndryshme të ndjekjeve , deri në vitin 2010 kur përfundimisht pa procedur ligjore, brenda tri dite, jam larguar definitivisht pa arsyetim ligjor. Ishte akuza publike e muftiut Naim Ternava i cili e drejtonte gjuhe në drejtim të profesorëve të medreses, me fjalë: Jeni të poshtë të pafytyrë, këtë e përsëriste kudo që shkonte. Mua smë ka munguar asnjëherë guximi qytetar. Unë i kam thënë se do të ishte mirë të fliste se ku i mbështet këto akuza. Ai thoshte se e kam vajzën në medrese, se i keni ngacmuar seksualisht nxënësit. Madje e bëntë këtë akuzë edhe në praninë e punëtorëve.Nuk është e logjikshme as fetarisht e as ligjërisht, që të dalësh publikisht deklarata të përgjithësuara, duke e futur gjithë grupin e arsimtarëve në një thes”, ka shtuar tutje ai.