75 Mall Live Search
07:51 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / G T

Hoxha dhe Ajeti në dyshim me Serbinë? Dje nuk e zhvilluan stërvitjen e plotë

Po afrohen ditët e ndeshjes më të rëndësishme të Kombëtares së Shqipërisë në fazën kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Ekipi i Sylvinhos dje mbajti një tjetër seancë stërvitore në Tiranë para ndeshjes me Serbinë, shkruan Indeksonline

Siç raporton gazetari Kristi Sejatllari, Arbër Hoxha dhe Arlind Ajeti nuk e mbyllen stërvitjen e plotë, por qëndruan vetëm 30 minuta.

Nuk dihet nëse për këtë dyshe ka pasur ndonjë shqetësim, apo është zgjedhje e trajnerit.

Kujtojmë se të shtunën, Shqipëria luan ndaj Serbisë në Leskovc./Indeksonline/