75 Mall Live Search
08:44 / E Enjte, 23 Prill 2026 / G T

Hoxha dhuroi një super asist në fitoren e Dinamo Zagrebit

Skuadra e Dinamo Zagrebit ka shënuar fitore 0:2 ndaj Istra 1961, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në elitën e futbollit kroat.

Golat në këtë ndeshje i shënuan: Stojkoviq dhe Beljo, shkruan Indeksonline

Te goli i dytë, Arbër Hoxha bëri asist.

Hoxha dhuroi një top fantastik te bashkëlojtari i tij, i cili e çoi në rrjete pa problem.

Kujtojmë se sulmuesi shqiptar gjatë këtij sezoni ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asiste me fanellën e Dinamos./Indeksonline/