Hoxha: Emërimi i Diana Ziviqit në kundërshtim me demokracinë
Përfaqësuesi i komunitetit goran në Kuvendin e Kosovës, Adem Hoxha, tha se emërimi i Diana Ziviq për të drejtuar ministrinë për Bujqësi “absolutisht është në kundërshtim me demokracinë dhe se tregon mungesë respekti për vlerat demokratike, por edhe për anëtarët e koalicionit qeverisës nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj.”
“Si i vetmi deputet i komunitetit goran jam i zhgënjyer pasi që nuk janë konsultuar mbi emërimin e ministrave të rinj, e cila normalisht ka mbështetjen e shumicës së partive serbe në Kosovë dhe në këtë mënyrë ngre pyetjen e legjitimitetit të saj, sepse ajo është një person i cili është ende në studime, ajo është studente, “tha Hoxha në një deklaratë për shtyp.

“Dua të informoj publikun se nuk mund t’i mbështes më propozimet e kësaj qeverie në Kuvendin e Kosovës, sepse kam ardhur në këtë vend me votat e qytetarëve që duan sundimin e ligjit, demokracinë dhe rendin në Kosovë” u shprehë ai .
Ziviq është nga Graçanica. Ajo punon në Kuvendin e Kosovës, si këshilltare që nga viti 2015. Ajo është bërë ministrja e dytë në Qeverinë e Kosovës, pas Dhurata Hoxhës.
Në këtë pozitë, Ziviq vie pas largimit të Nenad Rikallos, si kërkesë nga Grupi Parlamentar i PSD-së, në mënyrë që të votohej buxheti i vitit 2019. /Indeksonline/