75 Mall Live Search
20:18 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Hoxha: Fotot e Ivanoviqit janë autentike, kamerat filluan filmimin një minutë pas vrasjes

Mediat serbe kanë publikuar sot dy fotografi në të cilat shihen momentet e para pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Këto pamje janë kapur nga kamerat e vendosura tek zyra e Ivanoviqit, edhe përkundër faktit se ishte thënë se ato ishin ndalur 12 ditë para se të ndodhte vrasja.

Prandaj, sic thotë ai, fotografitë që po qarkullojnë në media janë autentike.

Këto pamje i ka komentuar për televizionin serb, N1, prokurori Sylë Hoxha, i cili ka thënë se kamerat nuk e kanë filmuar momentin e vrasjes së politikanit serb dhe se kamerat kanë filluar të filmojnë një minutë pasi është kryer vrasja, transmeton Indeksonline.

Ai ka konfirmuar bashkëpunimin me autoritetet serbe, ndërkohë qa ka ritheksuar se gruaja e Ivanoviqit nuk ka pranuar të intervistohet në Kosovë, dhe se dëshmia e saj në Serbi s’i ka ndihmuar fare hetimet.

Kujtojmë se në fotografinë e parë shihet se i pari që arrin në vendin e ngjarjes është një fqinj i Ivanoviqit dhe sekretari i partisë.

Ndërsa në fotografinë e dytë, shihet një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili kishte qëlluar rastësisht në vendin e ngjarjes.

Sipas gazetës, ky polic ka telefonuar menjëherë emergjencën pasi e ka parë ngjarjen.

Këto fotografi janë publikuar një ditë para se të bëhet një vit prej kur u vra Oliver Ivanoviq. /Indeksonline/