75 Mall Live Search
08:50 / E Diele, 17 Tetor 2021 / OSH

Hoxha hedh votën e parë në qendrën më të madhe të Kaçanikut

Qytetarët kanë nisur të votojë për zgjedhjet komunale të Kaçanikut.

Në këtë komunë janë 21 qendra të votimit, me mbi 32 mijë qytetarë me të drejt vote.

Në shkollën Emin Duraku, e cila është qendra më e madhe e Kaçanikut, kanë të drejtë vote 9996 votues.

Ndërkohë menaxherja Diana Reka tregoi se votuesi i parë ka qenë një hoxhë.

Në ora 7 ka filluar procesi zgjedhor pa ndonjë parregullsi.