75 Mall Live Search
23:08 / E Martë, 12 Maj 2026 / MSH1

Hoxha i Drenasit, në garë për deputet

Imami në xhaminë e Drenasit, hoxhë Osman Musliu, ka konfirmuar kandidimin e tij për deputet, në zgjedhjet e 7 qershorit.

Musliu do të jetë kandidat në listën e LVV-së, shkruan IndeksOnline.

“Në 89-tën ka filluar demokracia në Kosovë. Kryetari i Kuvendit shqiptar ka qenë hoxhë… Po kysmet me emër të Zotit” ka deklaruar Musliu në Kanal10.

Pas pak pritet të dalë lista e plotë e LVV-së, me kandidatët për deputetë.