22:00 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Hoxha: Marrëveshjet e nënshkruara me Shqipërinë, e arritur e madhe

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka komentuar mbledhjen e qeverive Kosovë-Shqipëri, si dhe nënshkrimin e marrëveshjeve ndështetërore.

“Në Korçën e krenarisë tonë, Mësonjëtores së parë të vajzave, Liceut dhe vendlindje e shumë atdhetarëve dhe rilindësve që sollën Pavarësinë, u ndjeva edhe më mirë gjatë Mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive tona”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

“Heqja e pengesave dhe lehtësimi i punës për qëllimet e përbashkëta, për të gjithë qytetarët tanë, është e arritur e pritshme. Marrëveshjet e nënshkruara, do të jenë stimulim shtesë në rrugën tonë të përbashkët, integrimi euro-atlantik”, ka komentuar ministrja, në rrjetin social.