18:08 / E Hënë, 05 Prill 2021 / Blerim

Hoxha nga Palestina uron Vjosa Osmanin, i thërret arabët të marrin shembull nga Kosova

Prof. dr. Belall Zerena, një Hoxhë i njohur nga Palestina me rastin e zgjedhjes së Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës e ka uruar atë, duke i bërë në dedikim special.

Në profilin e tij ai e uron Vjosa Osmanin për zgjedhjen në krye të shtetit të Kosovës, duke e llogaritur vajzë të re që premton shumë dhe inkurajuese për rininë e Kosovës. Ai thërret arabët të marrin shembull nga Kosova.

Ai ka publikuar urimin e tij së bashku me një foto të Vjosa Osmanit, ku ndër të tjera ka shkruar se Osmani nuk ka më shumë se 38 vjet.

“Parlamenti i Kosovës e ka zgjedhur presidente të vendit. Urime”, ka shkruar Zerena

Prof.. dr. Belall Zerena,  ka mbaruar studimet Islame, është nga Palestina dhe konsiderohet një studiues fetar bashkëkohorë që në vendin e tij lufton verbërinë e pasimit fetar. Ai në shkrimet e tij është shpresëdhënës për popullin arab, ku u kërkon atyre të reformohen dhe të ecin në hap me zhvillimet e kohës e jo kthim prapa.

Është kundërshtarë i ashpër i atyre që femrën e shohin shërbëtore dhe kundërshton mendimin se femra nuk ka të drejtë të udhëheqë./IndeksOnline/.