Hoxha: Nuk e kam pranuar aktakuzën, jam e pafajshme, respektuam ligjin

Ish-ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se nuk e ka pranuar aktakuzën e ngritur ndaj saj për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Ajo madje tha se është njoftuar nga mediat kur iu ngrit aktakuza.
Ish-ministrja u shpreh se ajo dhe të gjithë që janë të përfshirë në aktakuzë janë të pafajshëm pasi që kanë respektuar ligjet.
“Jo nuk e kam pranuar aktakuzën, kur u ngrit aktakuza unë u njoftova nga mediat, nuk kam pranuar njoftim zyrtar nga prokuroria speciale. As mu as avokatit tim nuk na është dhënë aktakuza.
Mendoj se nuk janë përmbushur as elementet minimale të kriterit të dyshimit të bazuar për ngritje të aktakuzës. As për mu as për kolegët e tjerë me të cilët jemi bashkë në aktakuzë. Të gjithë jemi të pafajshëm, deri në përpikmëri e kemi respektuar ligjin e prokurimit publik”, tha ajo në rtv21./Indeksonline/