21:03 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Hoxha Shefqet Krasniqi ka një porosi për reperin Gjiko

Një koment i reperit Gjiko në drejtim të gruas së tij Elita Rudi, në një fotografi ku shihet ajo duke u puthur me një delfin uji, ku është përmendur edhe emri i hoxhës Shefqet Krasniqi ka marrë vëmendje të madhe nga publiku, shkruan Indeksonline.

Kjo pasi që hoxhë Shefqet Krasniqi njihet për këshillat që u jep njerëzve sa u përket halleve që ata kanë, qoftë edhe në çift.

E ka qenë vetë Gjiko i cili në llogarinë e tij në Instagram, e ka publikuar një mesazh të cilin ja ka drejtuar Shefqet Krasniqi ku hoxha i shkruan : “Selam alejkum vlla i dashur. Veq nje gje po ta them, nje thenie popullore, fjaltë e hallkut nuk nalen edhe vrimat e gardhit nuk mbyllen asnjëherë. Kështu që mos i dëgjo cka flasin. Allahu ju dashtë”

Edhe reperi Gjiko e ka falënderuar për mirëkuptimin hoxhën. /Indeksonline/