75 Mall Live Search
11:51 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Hoxha: Taksa vetëm bishti i dardhës, që duhet gëlltit e me na mbetë në fyt!

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha, përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka komentuar diskutimet që po bëhen për çështjen e taksës dhe reciprocitetit.

Hoxha ka shkruar se ata që po i ngusin për taksën, nuk po e kuptojnë se taksa është vetëm bishti i dardhës.

“Ata që na ngusin për taksën, nuk po kuptojnë se taksa është vetëm bishti i dardhës, që duhet me e gëlltitë e me na mbet në fyt. Asnjëri prej nesh nuk është i dashuruar pas një takse. Ne jemi ithtarë të reciprocitetit dhe të dinjitetit të shtetit”, ka shkruar Hoxha.