21:13 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

Hoxha tregon se Kadri Veseli ka ndërtuar shtëpi për të varfërit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli së bashku me kreun e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati, të premtën kanë dhuruar një banesë për një familje skamnore, në Mitrovicë.

Teksa,  familja 9 antarëshe e Selvete Brahimit nga Mitrovica bëhej me banesë, hoxha Halil Kastrati ‘zbuloi’ që Kadri Veseli ka ndërtuar 5-6 shtëpia për skamnorët, duke mos treguar për një gjest të tillë, shkruan Insajderi.

“E kemi zgjedh kryeparlamentarin tonë me e marrë, në një aksion këtu në zonën e Mitrovicës, edhe pse ka shumë njerëz humanitarë punojnë dhe nuk i reklamojnë punët. Kemi kuptu se kryetari i ka bo 5-6 shpija vetë, pa bo zhurëm”, ka thënë Kastrati.