75 Mall Live Search
16:04 / E Diele, 25 Maj 2025 / Burim

Hoxha: Zyrtari policor i përfshirë në rastin në veri merr kërcënime përmes rrjeteve sociale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha gjatë konferencës për media lidhur me incidentin në veri, ka treguar se zyrtari policor i cili ka ndërhyrë atë ditë ka marrë kërcënime të shumta përmes rrjeteve sociale.

Ai ka thënë se këto kërcënime kanë ardhur nga disa grupe të organizuara, por që nuk e dinë ende nëse ato kanë ardhur nga brenda Kosovës, apo nga Serbia.

“Kërcënimet ndaj këtij zyrtari kanë ardhur përmes rrjete sociale, nga disa grupe. Nuk e dimë nëse nga brenda apo nga Serbia”, ka thënë Hoxha para gazetarëve. /IndeksOnline/