75 Mall Live Search
19:02 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Hoxhaj: 22 vite më parë Kaçaniku i dha fund goditjes së armikut

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar të rënët e Kaçanikut.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se me nder dhe krenari kujtojmë të gjithë ato gra e ata burra nga qyteti ynë i rezistencës e historisë, që refuzuan të nënshtrohen para një pushtuesi kriminal, duke mos kursyer as jetën e tyre për çlirimin e vendit, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i tij i plotë:

“22 vite më parë, në Kaçanik, duke i dhënë goditjen e fundit armikut, në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc ranë heroikisht 28 dëshmorë të kombit dhe 32 martirë. Sot, me nder dhe krenari kujtojmë të gjithë ato gra e ata burra nga qyteti ynë i rezistencës e historisë, që refuzuan të nënshtrohen para një pushtuesi kriminal, duke mos kursyer as jetën e tyre për çlirimin e vendit. Lavdi të përjetshme dëshmorëve dhe martirëve tanë”./Indeksonline