19:55 / E Mërkurë, 21 Korrik 2021 / k.v

Hoxhaj: Arzien do ta kujtojmë gjithmonë si një aktiviste të përkushtuar dhe punëtore të palodhshme

Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktivistes së PDK-së në Gjilan, Arzie Nuhiut.

Hoxhaj në telegramin e tij të ngushëllimit shkruan se, “Arzien do ta kujtojmë gjithmonë si një aktiviste e asambliste e përkushtuar dhe punëtore e palodhshme”

“Ngushëllime familjes Nuhiu dhe të gjithë atyre që e njohën!” shkruan Hoxhaj në Facebook.