75 Mall Live Search
11:32 / E Premte, 21 Gusht 2020 / indeksADMonline

Hoxhaj: Bajram Rexhepi ka lënë gjurmë të ndritshme në historinë e re të Kosovës

Janë bërë tri vjet që kur ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi është shuar nga jeta. Për kujtimin e tij, ka shkruar në Facebook edhe ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj.

Tani deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe anëtar i kryesisë së kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka thënë se janë bërë tri vite që Kosovës i mungon figura unifikuese e Bajram Rexhepit, kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës.

Hoxhaj tha se Rexhepi nuk ka kursyer veten për ndërtimin e shtetit. Kështu tha se edhe në luftë, Bajram Rexhepi ishte një ushtar i devotshëm dhe shpëtoi shumë jetëra luftëtarësh për liri.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj potencoi se Bajram Rexhepi do të mbetet përherë një ushtar i përhershëm i atdheut, baba i përkushtuar për familjen dhe një kryeministër i përgjegjshëm e i respektuar. 

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Ka tri vjet që Kosovës i mungon figura unifikuese e Bajram Rexhepit, kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftes, i cili nuk kurseu veten për ndërtimin e shtetit. 

Edhe në luftë, ai ishte një ushtar i devotshëm i atdheut, që shpëtoi shumë jetëra luftëtarësh për liri.

Në kujtimet tona do të mbetet përherë si një ushtar i përhershëm i atdheut, baba i përkushtuar për familjen dhe një kryeministër i përgjegjshëm e i respektuar. 

Bajram Rexhepi ka lënë gjurmë të ndritshme në historinë e re të Kosovës! Përherë falënderues për punën e tij!