Hoxhaj: Bashkëpunimi Serbisë dhe Iranit, hap i rrëzikshëm për sigurinë në Ballkan

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi Serbia dhe Irani, sipas tij, po thellojnë bashkëpunimin politik dhe ushtarak.
“Serbia dhe Irani po thellojnë bashkëpunimin politik dhe ushtarak! Ky është një hap i rrezikshëm për sigurinë në Ballkan. Irani ka qenë përgjegjës për disa akte të terrorizmit të sponsorizuar nga shteti i tyre në rajon në dekadën e fundit”.
“Lëvizje e shkëlqyer nga kandidati kryesor i BE-së për zgjerim. Bashkimi në Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe e Sigurisë, askund!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.