75 Mall Live Search
18:47 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / OSH

Hoxhaj: Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh i Kosovës së lirë

Ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Hoxhaj ka thënë se Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh i Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Presidenti i zgjedhur Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh dhe mbështetës i shkëlqyeshëm i Kosovës së lirë e të pavarur dhe i popullit të saj. Kjo është një fitore e vlerave Euro-Atlantike, lirisë dhe demokracisë, që janë shtyllat e Kushtetutës dhe aleancës sonë me SHBA-në”, thuhet në reagimin e Hoxhajt në Facebook.

Ndryshe, presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka lëshuar një komunikatë, përmes të cilës falënderon popullin amerikan për përkrahjen.

“Jam i nderuar nga besimi i popullit amerikan që e kanë në mua dhe zëvendëspresidennten Kamala Harris”, ka shkruar Biden.