75 Mall Live Search
19:39 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / Blerim

Hoxhaj bisedë telefonike me këshilltarin kryesor të Merkel, flasin edhe për situatën politike

U.D së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në FB ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin kryesor të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker.

Ai thotë se kanë biseduar për situatën politike në Kosovë e rajon, por edhe për nivelin e ri të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Ky është postimi i tij:

Sapo zhvillova një telefonatë me mikun tim të mirë, këshilltarin kryesor të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker. Biseduam për situatën politike në Kosovë dhe rajon, si dhe rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19. Po ashtu, folëm për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe punën në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve tanë krahas me partnerët e BE-së. Biseduam edhe për nivelin e ri të marrëdhënieve mes dy shteteve tona në muajt e ardhshëm.

Kosova është me fat që ka miq si Kancerlarja Merkel dhe Gjermania.