Hoxhaj: Çfarë tha presidenti Thaçi është e saktë, ideja për taksën më erdhi pas agresionit të Serbisë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një emision televiziv ka thënë se ideja për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës është marrë nga Enver Hoxhaj në kordinim me Kadri Veselin.
Në një prononcim për Indeksonline këtë e ka konfirmuar edhe vetë zëvëndëskryeministri Hoxhaj.
“Çfarë ka thënë Preisdenti është e saktë! Ky është realiteti dhe kështu ka qenë sesi është formësuar vendimarrja brenda qeverisë”, ka thënë shkurt ai në një bisedë për Indeksonline.

Hoxhaj ka thënë se ka qenë agresioni diplomatik i Serbisë gjatë vitit 2018, që e shtyri të mendojë për vendosjën e taksës.
“Për shkakë të agresionit diplomatik të Serbisë mbi Kosovën në vitin 2018! Kur një vend si Serbia e godet sovranitetin e jashtëm të Kosovës, atëherë një ndër mënyrat e reagimit, ku Kosova ka qenë e detyruar ishte masat ekonomike, taksa, importet serbe ishte masa e vetme e duhur”, ka thënë tutje ai.
Vlen të kujtojmë faktin se vendimi për taksën ishte marrë gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar. /Indekosnline/