11:11 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / k.v

Hoxhaj: Demonstratat e vitit 1968, në themel të pavarësisë sonë

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 52-vjetorin e demonstrative të nëntorit të vitit 1968, ku kanë thënë se janë ngjarje themeltare e përpjekjeve të shumë gjeneratave për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka kujtuar 52-vjetorin e demonstrative të vitit 1968, për të cilat tha se kulmuan, deri në ditët e sotme, me luftën e UÇK-së dhe shpalljen e pavarësisë.

“Kjo ngjarje si dhe ngjarete tjera më pas, demonstratat e vitit ’81, të vitit ’91, rezistenca shumëvjeçare paqësore, janë hallkat e një lufte e përpjekje të vazhdueshme për çlirim kombëtar “, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai ka shkruar se për herë të parë në ish-Jugosllavi, shqiptarët me demonstratë kërkuan t’u njihet e drejta e përdorimit të simboleve kombëtare, e drejta e kombit e jo e kombësisë dhe më pas në vitet e 80-të edhe e drejta për republikë të barabartë me republikat e tjera të ish- RSFJ-së.

Lexo të plotë statusin e Enver Hoxhajt në Facebook:

Demonstratat e vitit 1968, janë një ngjarje themeltare e përpjekjeve të shumë gjeneratave për të drejtat e liritë e shqiptarëve, të cilat kulmuan, deri në ditët e sotme, me luftën e UÇK-së dhe shpalljen e pavarësisë.

Kjo ngjarje si dhe ngjaret e tjera më pas, demonstratat e vitit ’81, të vitit ’91, rezistenca shumëvjeçare paqësore, janë hallkat e një lufte e përpjekje të vazhdueshme për çlirim kombëtar.

Për herë të parë në ish-Jugosllavi, shqiptarët me demonstratë kërkuan t’u njihet e drejta e përdorimit të simboleve kombëtare, e drejta e kombit e jo e kombësisë, dhe më pas në vitet e 80-të edhe e drejta për republikë të barabartë me republikat tjera të ish-RSFJ-së.

Kjo vetëdije më pas kulmoi me të drejtën për mëvetësi, për krijimin e shtetit që gëzojmë sot.