Hoxhaj dhe Hamza vizitojnë familjet e dëshmorëve në Suharekë: Në këto familje e ndjen peshën e lirisë së Kosovës
Kandidati për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj ka publikuar fotografi nga vizitat që zhvilloi bashkë me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza në familjet e dëshmorëve Mentor Krasniqi në Bukosh dhe Zaim e Reshat Muqa në Vraniq të Suharekës.
Përmes një postimi në Facebook, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj e cilësoi vizitën si një moment të veçantë kujtimi dhe respekti për sakrificën e familjeve të dëshmorëve për lirinë e Kosovës.
“Sot, bashkë me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, vizituam familjet e dëshmorëve Mentor Krasniqi në Bukosh dhe Zaim e Reshat Muqa në Vraniq të Suharekës. Në këto familje e ndjen më shumë se kudo peshën e sakrificës për lirinë e Kosovës. Lavdi e përjetshme dëshmorëve tanë!”, ka shkruar Hoxhaj.

