13:48 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / k.v

Hoxhaj dhe Hoti takojnë deputetin izraelit: Bashkëpunimi parlamentar me Izraelin, prioritet për Kosovën

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj dhe deputeti Avdullah Hoti, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Izrael.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, se bashkë me deputetin nga LDK, Avdullah Hoti, në Izrael kanë takuar deputetin izraelit Boaz Bismuth.

“Së bashku me kolegun Avdullah Hotin në Parlamentin e shtetit të Izraelit. Kënaqësi të takojmë, Boaz Bismuth, deputet i Knesset-it”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se bashkëpunimi parlamentar me shtetin e Izraelit është prioritet për Kosovën si dhe “mbështetja e tyre për fuqizimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare është jetike.”.