Hoxhaj falenderon Shqipërinë dhe Ramën: U dëshmua në vepër solidariteti vëllazëror

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enevr Hoxhaj, ka falenderuar publikisht Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për mundësimin e vaksinimit kundër Covid19 të personelit shëndetësor kosovar, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se Qeveria e Kosovës përveç që dështoi në menaxhimin e pandemisë, dështon edhe në sigurimin e vaksinës.

“Një gjest jashtëzakonisht human dhe që duhet përgëzuar i kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar mjekët e Kosovës gjatë ditës së sotme në Kukës. Edhe njëherë u dëshmua në vepër solidariteti vëllazëror në një situatë të rënduar me pandeminë dhe veçmas për mantelbardhët që janë në vijën e parë të betejës me këtë sëmundje.
Fatkeqësisht qeveria e Kosovës dështoi jo vetëm në menaxhimin e pandemisë por edhe në sigurimin e vaksinës. Të paktën, një falendërim publik për Shqipërinë dhe kryeministrin Rama nuk do të ishte e tepërt”, tha ai./IndeksOnline/