75 Mall Live Search
13:44 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Hoxhaj flet për planin e PDK-së për studentë

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shpalosur planin e partisë së tij për studentët.

Hoxhaj gjatë vizitës në Qendrën e Studentëve, ka thënë se PDK-ja në mandatin e ardhshëm qeverisës, do ta ketë në fokus lehtësimin e komponentave të ndryshme, siç është rritja e numrit të bursave.

Ky është statusi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

“Në Qendrën e Studentëve në Prishtinë takova drejtorin Fatmir Sfishta. Investimet në këtë qendër nga koha kur kam qenë Ministër i Arsimit kanë bërë që kjo qendër të ofrojë kushte shumë të volitshme për studentët. Me drejtorin Sfishta, po ashtu, reflektuam në rezultatet e zbritjes së çmimit të konvikteve dhe menzës për studentët 50%, sikurse edhe ndërtimin e konvikteve të reja, gjë që mundësoi që shumë familje kosovare të mund ta përballojnë dërgimin e fëmijëve për shkollim të mëtejmë. Edhe në mandatin e ardhshëm, #PDK-ja do ta ketë në fokus lehtësimin e komponentave të ndryshme, siç është rritja e numrit të bursave, në mënyrë që studentët të kenë mundësi të përqendrohen në mësime dhe të arrijnë sukses.”