Hoxhaj: Ftoj partitë politike të votojnë pakon e propozuar nga PDK, është propozimi më i duhur

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj deklaroi se pakoja e propozuar nga PDK është me plotën, përfshinë shumë aspekte të jetës, ku dilemë kryesore natyrisht është shëndeti i qytetarëve.
“Por edhe se si të adresojmë çështjen e zhvillimit ekonomik pasi të tejkalon kjo pandemi dhe se sit ë mos kemi një recesion, një rënie dhe tkurrje të ekonomisë sonë,Kjo është një dilemë që e kanë shumë shtete që e kanë shumë shtete të zhvilluara, ndërsa për rastin e Kosovës mendoj se ajo çfarë ka propozuar PDK është pakoja më e plotë më e mirë dhe natyrisht që është vetëm pakoja e parë dhe mendoj se do të ketë edhe të tjera varësisht me rrethanat”, tha Hoxhaj para fillimit të seancës, shkruan Indeksonline.
Ai ftoi partitë politike që ta votojnë këtë pako jo pse është e jona, por sepse sipas tij për nga propozimi është më i duhur.
“Mendoj që pandemia është temë më serioze sesa debate që kemi ne se kush çfarë propozon. Pakoja jonë s’ka të bëjë me politikë partiake ditore, por me kërkesat të cilat i ka qytetari i Kosovës. Ishim të parët që dhamë idenë e një pako të tillë dhe pakoja e qeverisë është thuajse gjysmake, mendojmë se në të ardhmen do të ketë edhe pako të tjera. Propozimet tona janë të kalkuluara dhe të menduara mirë dhe shkojnë bashkë me mënyrën e funksionimit të shumë vendeve të ndryshme dhe sillen në raport me zhvillimin ekonomik”, tha ai./Indeksonline/