75 Mall Live Search
10:56 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / OSH

Hoxhaj fton bashkatdhetarët të regjistrohen për të votuar: PDK ka plan konkret për diasporën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka ftuar bashkatdhetarët që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit. 

Hoxhaj ka përmendur edhe pikat konkrete të planit të PDK-së për diasporën ku përfshihen tri vende në listën për deputetë, vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës rikthimin e Ministrisë së Diasporës me ministër nga diaspora dhe lirimin nga obligimet e sigurimit kufitar.

 Të dashur bashkatdhetarë, 

Sot është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ju ftoj të gjithëve që të regjistroheni deri më 21 janar dhe ta shfrytëzoni të drejtën për ta bërë ndryshimin në vendin tonë. 

PDK-ja ka plan konkret për diasporën, përfshirë tri vende në listën për deputetë, vende të rezervuara për diasporën në Kuvendin e Kosovës, rikthimin e Ministrisë së Diasporës me ministër nga diaspora dhe lirimin nga obligimet e sigurimit kufitar. 

Bashkë për rimëkëmbjen e Kosovës. #HoxhajKryeministër”, ka shkruar Hoxhaj, në Facebook.