75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 14 Shtator 2025 / Z S

Hoxhaj: Haga u mbush me jehonën e UÇK-së dhe me emrat e luftëtarëve të lirisë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka qenë sot pjesë e protestës që është mbajtur në Hagë të Holandës kundër Gjykatës Speciale.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Hoxhaj u shpreh se Haga u mbush me jehonën e UÇK-së dhe me emrat e luftëtarëve të lirisë

“Sot, Haga u mbush me jehonën e UÇK-së dhe me emrat e luftëtarëve të lirisë!”, ka thënë Hoxhaj.

Theksojmë se në Hagë u mbajt sot një protestë madhështore e organizuar nga mërgata shqiptare dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale./Indeksonline/