75 Mall Live Search
20:03 / E Hënë, 09 Mars 2026 / b l

Hoxhaj i ashpër ndaj Kurtit dhe Osmanit: “Koalicioni i shpresës” u shndërrua në “boshtin e së keqes”

Deputeti i Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj, ka artikuluar kritika të ashpra ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në një video-adresim, duke argumentuar se përplasja mes tyre nuk është në të mirë të opozitës, por dëshmi e dëmit që, sipas tij, i është bërë Kosovës.

Hoxhaj tha se perceptimi se përçarja politike mes dy figurave është e favorshme për opozitën, është i gabuar. “Armiku i armikut tim është miku im. Kështu mendonin romakët, kështu po mendojnë ende disa sot në Kosovë se armiqësia politike në mes të ish-Presidentes dhe ish-kryeminitrit është në favor të opozitës”, ka deklaruar ai.