75 Mall Live Search
22:49 / E Shtunë, 08 Korrik 2023 / MSH

Hoxhaj i reagon ashpër Gërvallës: Logjikë e diplomacisë së çajtoreve

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar ashpër ministres aktuale të jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, për fjalorin e saj kundër BE-së.

Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ishte e paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombëtare si kundërshtare e Perëndimit, duke e zëvendësuar Serbinë dhe autokracitë e Evropës Lindore në këtë rol!.

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj gjithashtu tha se tash ka ndodhur një ndërrim i roleve: “Kosova tash është kundërshtare dhe Serbia shihet si partnere sikurse ndodhi sot në Dubrovnik! Logjika e diplomacisë së çajtoreve e sheh Sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si tigër prej letre!”. 

“Ishte e paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombetare si kundërshtare e Perëndimit, duke e zëvendësuar Serbinë dhe autokracitë e Evropës Lindore në këtë rol! Ka ndodhur një ndërrim i roleve: Kosova tash është kundërshtare dhe Serbia shihet si partnere sikurse ndodhi sot në Dubrovnik! Logjika e diplomacisë së çajtoreve e sheh Sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si tigër prej letre!”, ka shkruar Hoxhaj.