75 Mall Live Search
13:44 / E Shtunë, 27 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoxhaj i reagon Bildt-it rreth deklaratës së tij për aktakuzën e Speciales

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj i ka reaguar Card Bildt-it, pasi ky i fundit ka komentuar rrjedhën e ngjarjeve pas aktakuzës së Gjykatës Speciale për Hashim Thacin dhe Kadri Veselin.

Hoxhaj, në Twitter iu është drejtuar bashkëkryesuesit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me jashtë, Card Bildt.

Hoxhaj, tha se deklaratat e tilla lincuese nuk janë aktgjykim dhe se nuk e bëjnë askënd fajtor. 

“Ju ishit dashur të theksonit këtë parim elementar, por më të rëndësishëm të drejtësisë. E ardhmja dhe stabiliteti i Kosovës është më i rëndësishëm sesa disa deklarata të dyshimta”, ka thënë Hoxhaj.

“I dashur Carl Bildt, deklarata lincuese nuk është aktgjykim dhe as që e bënë dikë fajtor. Ju ishit dashur ta theksonit këtë parim elementar por më të rëndësishmin të drejtësisë. E ardhmja e Kosovës dhe stabiliteti janë shumë më të rëndesishme se sa disa deklarata të dyshimta.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.