Hoxhaj ia lë fajin Qeverisë dhe Kurtit për ngjarjet që po ndodhin në Kamenicë, thotë se po përdorin nxënësit, prindërit dhe mësuesit për pushtet

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ia ka lënë fajin Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit, Albin Kurtit për ngjarjet që po ndodhin në fshatin Shipashnicë e Poshtme të Kamenicës.
Hoxhaj tha se LVV po përdor nxënësit, prindërit dhe mësuesit si fushëbetejë për ego e inate të sëmura për pushtet, transmeton Indeksonline.
Ai ka ftuar Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin dhe Qëndron Kastratin që të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje.
Postimi i plotë:
Qeveria e Albin Kurtit ka nisur betejë të dhunshme me kryetarin e Kamenicës që po ashtu u zgjodh nga VV, duke përdorur nxënësit, prindërit dhe mësuesit e Kamenicës si fushëbetejë për inate e ego të sëmura pushteti.
Sot Policia atje paska përdorë sprej ndaj banorëve që po mbrojnë shkollën nga mbyllja.
Në vend që kryeministri e ministrja e Arsimit të ulen me kryetarin e komunës e të gjejnë zgjidhje për hapjen e shkollave në Kamenicë, ata po i përdorin nxënësit për të krijuar drama para zgjedhjeve lokale. Nxënësit duhet të kthehen në shkolla, ndërsa Qeveria e Komuna duhet tu ofrojnë kushte sa më të mira.