Hoxhaj: Ismet Peja tërë jetën i këndoi Kosovës

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar për vdekjen e Ismet Pejës dhe ka thënë se ai do të kujtohet përherë.
Enver Hoxhaj, kryetari në detyrë i PDK-së, përmes një statusi në Facebook ka thënë se sot Kosova humbi një artist të jashtëzakonshëm, që frymëzoi e mbushi zemrat plotë të një kombi.
Ai tha se Ismet Peja tërë jetën i këndoi Kosovës.
Hoxhaj gjithashtu tha se Ismet Peja do të kujtohet dhe veprimtaria e tij do të ruhet përherë.
Lexoni statusin e plotë në Facebook:
LAMTUMIRË MAESTRO!
Sot humbëm një artist të jashtëzakonshëm, që frymëzoi e mbushi zemrat plotë të një kombi. Ismet Peja tërë jetën i këndoi Kosovës. Kurse ne, do të kujdesemi ta kujtojmë e ruajmë përherë veprimtarinë gjeniale të tij. Ngushëllime familjes, miqve dhe adhuruesve të veprës së tij ?