75 Mall Live Search
14:54 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / k.v

Hoxhaj ka një lajm të rëndësishëm për Kosovën në Këshill të Evropës

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka uruar ish-ministren e jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis, për të cilën tha se është zgjedhur Raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Hoxhaj, këtë lajm e dha përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, duke thënë se Greqia është një partner rajonal, si dhe një partner i fortë evropian, si një anëtar i BE-së.

“Është mirë të shoh një mike Dora Bakoyannis që u zgjodh si Raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës. Për ne, Greqia është një partner rajonal, si dhe një partner i fortë evropian, si një anëtar i BE-së. Urime!”, ka shkruar Hoxhaj tutje.