21:20 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Hoxhaj: Kërcënim për rajonin është ushtria e Serbisë e pajisur me armë ruse

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në lidhje me deklaratat që ai bëri së fundmi për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Hoxhaj tha se Serbia mbetet kërcënim për rajonin duke vazhduar të ndërhyjë si zgjatje e Rusisë në secilin shtet të Ballkanit. Kur flitet për kërcënime, Hoxhaj tha se nuk është FSK-ja, por është ushtria e Serbisë e cila operon nën doktrina anti-perëndimore dhe me armë nga Rusia.

“Serbia mbetet kërcënim për rajoni duke ndërhyrë si zgjatje e Rusisë, në secilin prej shteteve të Ballkanit. FSK-ja, forca multietnike e trajnuar nga NATO nuk është kërcënim. Kërcënim është ushtria e Serbisë që operon me armë ruse e nën doktrina anti-perëndimore”, ka shkruar Hoxhaj.

President i Serbisë, Aleksandër Vuciq tha sot se shndërrimi i FSK-së në ushtri përbën kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon.